Exit News ju sjell më poshtë këshillat dhe informacionet që ka ofruar Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve të qeverisë amerikane (CDC) kundër koronavirusit.
Cilat janë simptomat më të zakonshme të koronavirusit:
• Temperaturë;
• Kollë;
• Vështirësi në frymëmarrje.
Si mund të parandalohet dhe shmanget koronavirus?
Lani duart shpesh dhe lajini ato për të paktën 20 sekonda.
Lajini duart përpara se të përgatisni ushqimin, pasi të shkoni në banjo, nëse kolliteni ose tështini, dhe nëse po kujdeseni për një person të sëmurë. Nëse nuk keni uji dhe sapun, përdorni dezinfektues me të paktën 60 përqind alkool.
Gjithashtu:
- Shmangni kontaktin me personat e sëmurë;
- Mos prekni me duar sytë, hundët, dhe gojën;
- Qendroni në shtëpi nëse jeni sëmurë;
- Vendosni brrylin ose pecetën kur kolliteni ose tështini;
- Pastroni objektet dhe sipërfaqet e objekteve me dizinfektant.
Si diagnostikohet koronavirusi?
Nëse keni simptoma telefononi urgjencën në numrin 127.
Në asnjë rast mos lëvizni nga shtëpia.
Nëse mjeku mendon se keni simptomat e koronavirusit, duhet të vijë ai për të marrë analizat.
Si përhapet koronavirusi?
Koronavirusi përhapet nga qendrimi afër, më pak se sa 1 metër, me një person të infektuar.
Ai përhapet nga piklat e tështimave dhe të kollës, nga kontakti me një objekt të prekur më parë nga një person i infektuar, dhe më pas prekja me duar e fytyrës, gojës, syve.
Virusi përhapet edhe përpara se personi të ketë simptoma. Virusi ndodhet në ajër, ndaj ju mund ta merrni duke marrë frymë.
A ka vaksinë për koronavirusin?
Ende nuk ka vaksinë për koronavirusin dhe çdo përgatitje e ndonjë vaksine të mundshme do të paktën një vit kohë. Por disa universitete kërkimore janë gati për të kryer fazën e parë të provës në njeri për mostra të disa vaksinave të prodhuara.
Si kurohet koronavirus?
Nuk ka ende asnjë ilaç që e kuron. Antibiotikët janë më efektivët kundr infeksioneve bakteriale. Ekspertët rekomandojnë ibuprofen, acetaminofen, napoxen për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës, pushim dhe hidratim. Rastet e rënda duhet të shtrohen në spital, sepse mund të kenë nevojë për frymëmarrje të asistuar.
A është koronavirusi më i rëndë se sa virusi i stinës?
29 milionë amerikanë janë infektuar me grip këtë vit, në krahasim me 100 personat e infektuar me koronavirus. Edhe personat e sëmurë në botë me koronavirus janë shumë më pak në krahasim me ato me grip. Norma e vdekshmëria nga koronavirusi është 2 deri në 3 përqind, ndërsa norma e vdekshmërisë nga gripi është 0.1 përqind.
A largohet koronavirusi me rritjen e temeperaturave?
Shumë ekspertë shprehen se me ngrohjen e kohës virusi mund të zhduket, por kjo nuk dihet me siguri.
Shumë viruse të rrugëve të frymëmarrjes, si gripi, janë sezonalë. Koronavirusi mund të jetë njësoj si gripi dhe mund të largohet kur të ngrohet koha, por është e parakohshme të thuhet një gjë e tillë.
Sa gjatë jeton koronavirusi në një sipërfaqe ose jashtë turpit?
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se koronavirusi jeton pak orë deri në disa ditë në një sipërfaqe. Varet nga temperatura, lloji i sipërfaqes, dhe lagështira. Përdorimi i një dizinfektanti të thjeshtë i vret mikrobet e virusit.
A mund të uli përdorimi i maskës rrezikun për infektim?
Jo.
Maska mund të ulë rrezikun e përhapjes, nëse keni koronavirus. Por nëse je i shëndosh, maskat nuk të mbrojnë. Maskat më të ndërlikuara janë vetëm për personelin mjekësor.
Nëse e prekni maskën me dorë, ju nuk mund ta mbani më. Duhet ta ndërroni dhe të përdorni një maskë tjetër.
Nëse jeni pranë një personi të sëmurë, maska mund t’ju mbrojë nga piklat e kollës ose të tështimës.
Gjëja më e mirë për tu bërë është të lani duart dhe të mos prekni fytyrën, sytë, gojën ose hundët.
A është e sigurtë të udhëtosh?
Varet nga vendi që viziton dhe vendimeve të nxjerra nga qeveria.
Kur u shfaq koronavirusi?
Koronavirusi u shfaq për herë të parë në Vuhan në Kinë, në fund të dhjetori 2019. Tani koronavirusi është përhapur në të gjithë botën.