Në fillim të marsit Shqipëria u godit nga pandemia e koronavirusit, ku u rregjistruan dhe 2 rastet e para. Sot numri i të infektuarve ka shkuar 123 persona, ndër të cilët 5 viktima.
Për këtë arsye, qeveria vendosi të martën në mbrëmje të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e vendit për një periudhë 30 ditore.
Gjendja e fatkeqësisë natyrore ishte ne fuqi deri në fund të marsit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kryeministri Rama shpalli kë të gjendje më 27 nëntor 2019, Në dhjetor të 2019 parlamenti miratoi zgjatjen me tre muaj të kësaj gjendjeje deri në 30 mars.
Tani kjo gjendje do të shtrihet në gjithë vendin për një muaj.
Çfarë është gjendja e fatkeqësisë natyrore?
Ligji Për Mbrojtjen Civile përcakton se “fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me sëmundjet infektive masive, tërmetet dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”
Ligjit ngarkon qeverinë me detyrën e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe marrjen e masave përkatëse. Neni 39 i ligjit shprehet:
“Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit.”
Disa nga masat që mund të marrë qeveria gjatë kësaj periudhe janë:
— Organizimin dhe zbatimin e gjendjes së karantinës për popullin.
— Vendosjen dhe zbatimin e masave të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve në zonat e prekura nga fatkeqësia.
— Organizimin e procesit të eliminimit dhe të groposjes së detyruar të kafshëve dhe të çdo materiali tjetër që përbën burim infeksioni, epidemie masive, ndotjeje masive apo burim radiacioni.
Me shpalljen e gjendjes, qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompensojnë të gjithë qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore. Ky detyrim ligjor është parashikuar në nenin 41 të ligjit:
“Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”
Kjo do të thotë se tashmë çdo dëmtim ndaij individëve, bizneseve dhe subjekteve të tjera duhet të komopensohet plotësisht nga shteti.