Çfarë ndodh hap pas hapi nga 127-ta deri në trajtimin e pacientëve me Covid-19?

Nga Exit News
Çfarë ndodh hap pas hapi nga 127-ta deri në trajtimin e pacientëve me Covid-19?

Anila Rexha, mjeke kardiologe në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë, shpjegoi me detaje se cilat janë hapat që duhet të kalojnë qytetarët për tu testuar dhe më pas kuruar nga koronavirusi.

Në një intervistë për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, Rexha sqaroi se çdo qytetar që ka simptoma dhe dyshon se është infektuar, duhet të lidhet me mjekun e familjes:

“Çdo pacient që ka simptoma duhet t’i referohet mjekut te familjes që në momentet e para që shfaqet simptomat për ta lejuar mjekun ta ndihmojë që në fillim.”

Më pas çdo mjek familjeje harton një listë ditore me qytetarët, e cila i shkon çdo ditë epidemiologëve sipas njësive:

“Çdo rast me simptoma, mjeku i familjes e liston në një listë që e mbledhim për gjithë qendrën dhe e referojmë brenda ditës tek grupi i epidemiologve sipas qëndrave të njësive vendore.”

Anila Rexha sqaroi se janë sërish epidemiologët ata që shkojnë tek qytetari për të marrë tamponin, sepse janë të informuar për simptomat dhe adresën e qytetarit.

Po ashtu, janë epidemiologët ata që marrin mbrapsht përgjigjen nga ISHP-ja dhe ia komunikojnë atë mjekut të familjes apo dhe pacientëve.

Për sa i përket qytetarëve që janë më prioritarë në bërjen e tamponit, Rexha tha se ata që janë të sëmurë me sëmundje të tjera apo në grupmosha më të rrezikuara, referehen të parët:

“Prioritar janë ata që janë më të riskuar nga mosha apo sëmundjet shoqëruese, apo simptomave më të rënda që në fillime, sepse janë këta më të riskuarit për tu përkeqësuar.”

Lidhur me gjurmimin, mjekja Rexha tha se ai bëhet  nga epidemiologu në bashkëpunim me mjekun e familjes:

“Gjurmimin apo zbulimin e bën epidemiologu sëbashku me mjekun e familjes duke përdorur njohjen e mjekut të familjes dhe për ta bërë më të qartë historikun e kontakteve. Janë të dy që mbyllin rrethin e kontakteve të ngushta apo gjurmimin epidemiologjik.”

Për ndjekjen dhe kurimin, mjekja tha se pacientët e dyshuar apo të konfirmuar kryesisht ndiqen në distancë.

Ajo theksoi se fillimisht është mirë që kontakti mjek-pacient të vihet përmes telefonit, në mënyrë që shëndeti i mjekëve të mos vihet në rrezik. Por në raste të rënda, ka pasur plot raste që pacientët kanë shkuar direkt në qëndrat shëndetësore.

Pas vlerësimit të rastit, ata janë referuar për të bërë më shumë ekzaminime imazherike dhe laboratorike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>