Çfarë ndodhi sot në Prishtinë, nga arrestimi i Molliqajt tek reagimi i Kryetares së Gjykatës Speciale

Nga Exit News
Çfarë ndodhi sot në Prishtinë, nga arrestimi i Molliqajt tek reagimi i Kryetares së Gjykatës Speciale

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova reagoi pas ndërprerjes së konferëncës së saj për media, nga protesta e aktivistëve të Partisë Socialdemokrate.

“Është shumë keq që unë nuk i pata vendosur dëgjueset, dhe unë nuk i dëgjova çfarë thane zotrinjtë e ri, isha pak e habitur që ata shkuan, unë doja t’i dëgjoja ata.”, tha ajo, sipas RTK-së.

E pyetur rreth arrestimit të aktivistëve, ajo tha se nuk mund të ndërhyjë në aktivitetet e policisë, por beson se ata do të lirohen:

“Nuk mund të ndërhyjë në aktivitetet e policisë por besoj që ata do të lirohen, lejoni të vijnë të na takojnë”.

Ajo tha se synimi do të jetë deri në fund të ketë gjykime të drejta dhe të pavarura, pasi gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besian Beha i shpjegoi se protestuesit e konsiderojnë këtë Gjykatë të padrejtë.

Aktivistëve të PSD-së protestuan kundër gjykatës së Hagës, para nisjes së konferencës së kryetares së Gjykatës Speciale, Trendafilova.

Pas tensioneve në protestë u arrestua kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të PSD-së.

Pas arrestimit të tij reagoi edhe Besa Shahini, ish-ministrja e Arsimit, e cila e akuzoi Albin Kurti se është kthyer në një gjykatë kundër UÇK-së.

Në Gjykatën Speciale po gjykohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe dy drejtues të organizatës së veteranëve të UCK-së. Ata akuzohen për krime lufte.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>