Çfarë ndryshimesh u miratuan dje në Kodin Penal? – Exit shpjegon

Çfarë ndryshimesh u miratuan dje në Kodin Penal? – Exit shpjegon

Kuvendi miratoi dje ndryshime në Kodin Penal që ashpërsojnë masat ndaj qytetarëve e nëpunësve të administriatës shtetërore që do të tentojnë të blejnë apo shesin votën gjatë fushatës zgjedhore.

Ndryshimet kryesore të miratuara janë:

-Fotografimi, filmimi apo dokumentimi i votës përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

– Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

-Ofrimi ose dhënia e parave, premtimi për vend pune apo favorizime të tjera në kundërshtim me ligjin në këmbim të votës përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

-Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi i parave apo të mirave materiale në këmbim të votës dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

-Pengimi i zgjedhësit për të votuar duke i marrë apo dëmtuar dokumentin e identifikimit votuesit dënohet me burgim nga një vit deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryehet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgedhësi apo kur kryhet nga komisionerët zgjedhorë dënimi është me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

-Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në votim dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

-Shpërdorimi i vendit të punës nga punonjësit e administratës shtetërore në favor të partive politike përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet.

-Pjesëmarrja e punonjësve shtetëror në aktivitete të fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjin dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>