Dje në Kongresin Elektoral në Durrës, Partia Socialsite çeli zyrtarisht fushatën e saj elektorale dhe bëri publike pikat kryesore të programit të saj për një mandate të dytë.
Pothuaj të gjithë figurat kryesore që floën përpara mbështetësve socialistë, përfshirë dhe Kryeministri Rama, sulmuan bojkotin e opozitës dhe e akuzuan atë se ka frikë nga vettingu, ç’ka duket se është një nga premtimet kryesore për mandatin e ardhshëm.
Disa nga deklaratat kryesore të kandidatëve për deputetë:
Edi Rama:
“PD është mbyllur në një bunker plasmasi nga ku i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës tërë dynjasë, Shqipërisë, Gjermanisë, BE-së Amerikës. Nuk duan zgjedhje sepse nuk duan vettingun, nuk duan drejtësinë sepse nuk flenë më gjumë. Parlamenti i ri do të nisë jetën me zhbllokimin e vettingut menjëherë pas qeverisë së re.”
Saimir Tahiri:
“Në 18 qershor nuk ka garë me partitë, por më së pari ka garë me padrejtësinë, me gjykatësit e korruptuar. Në 18 qershor ne do të shkojmë të fitojmë bashkë me atë pjesë të skuadrës sonë që ka punuar fort për reformën në drejtësi.”
Gramoz Ruçi:
“Ne jemi këtu për të bërë që qarku i Fierit të qëndrojë në vend të parë me rezultatin electoral. Shqipërisë që duam do I duhet shumëçka, port re janë kryesoret: vizioni, ambicia dhe energjia. E kush më shumë se socialistët dhe Edi Rama e ka këtë vizion, këtë ambicie dhe energji?!”
Niko Peleshi:
“Kush abstenon në 18 qershor ka votuar kundër Shqipërisë që duam, ka votuar për të na kthyer tëk Shqipëria që kishim.”
Premtimet elektorale
Ekonomia dhe mirëqenia:
- Do të hapen 220 mijë vende të reja pune gjatë katër viteve.
- Do të rritet paga minimale në 30 mijë lekë.
- Do të rriten të ardhurat për çdo qytetar shqiptar me 25 për qind.
- Do të dyfishohet buxheti për ndihmën ekonomike.
- Do të rritet me 5,5 për qind Produkti i Brendshëm Bruto.
- Borxhi publik do të ulet në 60 për qind të PBB-së.
- Do të ulet tatim fitimi nga 15 për qind në 5 për qind për kompanitë e prodhimit të teknologjisë së informacionit.
- Tatimi për biznesin e vogël do të vazhdojë të jetë zero.
Bujqësia:
- Do të hiqet TVSH-ja për inputet bujqësore, plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët.
- 100 për qind e tokës bujqësore do të jetë nën ujë deri në fund të mandatit të dytë.
- 232 milionë dollarë do të financohen për bujqësinë.
Investimet publike:
- Do të investohen 2,8 miliardë euro nga buxheti i shtetit, përveç projektit “1 miliardë dollarë” në investime publike.
- Investimet publike do të mbahen në nivelin e 5 për qind të PBB-së.
- Në fund të mandatit investimet do të arrijnë në 2 miliardë dollarë.
Shëndetësia:
- Do të ndërtohet një qendër e re spitalore ekselence në Fier.
- Tek Qendra Spitalore “Nënë Tereza” do ndërtohet një spital i ri për pediatrinë dhë një për sëmundjet e brendshme.
- Do të fuqizohet rrjeti I kujdësit parësor dhe shërbimi i mjekut të familjes me ngritjen e 10 qendrave të reja shëndetësore.