Ditën e shtunë, Partia Socialiste do të zhvillojë kongresin e saj të ardhshëm.
Disa nga zhvillimet e pritshme në Kongres janë:
- Kryetari Edi Rama do të mbajë fjalimin kryesor, gjatë të cilit ai do t’i kërkojë Kongresit mbajtjen e një referendum për vazhdimin e mandatit të tij si kryetar;
- Pritet që deputeti Ben Blushi t’i propozojë për miratim Kongresit, tetë parime në formë amendamentesh, që i ka bërë publike në fillim të marsit;
- Deputeti Gramoz Ruçi do të raportojë mbi ecurinë e fushatës së anëtarësimeve në PS;
- Komisioni i Garancive Statutore do të raportojë për ngjarjet që kanë ndodhur në periudhën mes dy kongreseve;
- Do të votohet për ndryshimet në statutin e PS-së, hartuar nga një grup pune me në krye deputetin Fatmir Xhafaj;
- Do të zgjidhen organet drejtuese qendrore të PS-së.