
Sot do të zhvillohet mbledhja e tretë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës.
Gjatë mbledhjes pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje
- Marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore mes dy vendeve;
- Marrëveshja për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve;
- Marrëveshje për bashkëpunim për refomën në administratën publike;
- Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese;
- Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore;
- Marrëveshje mes Ministrive të Mjedisit të Shqipërisë e Kosovës;
- Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë.
Mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në Prishtinë dhe pritet të fillojë rreth orës 11:30.
Dy mbledhjet e mëparshme janë mbajtur në Prizren e në Tiranë.