Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ngjarjet që priten të ndodhin janë:
Propozimi i ministrave të rinj, Kryetarit të KQZ dhe Zëvendëskryeministrit nga opozita.
Kuvendi do të mblidhet për një seancë plenare ku do të vendoset:
Shkarkimi dhe emërimi i ministrave të rinj;
Plotësimi i Komisioneve të Vetingut me anëtarët e opozitës;
Ndryshime në Kodin Penal si kthimi i shitblerjes së votës në vepër korrupsioni;
Pasqyrimi i drejtë i fushatës në media;
Forcimi i kuadrit ligjor për financimin e partive politike.
Presidenti Nishani do të caktojë 25 qershorin datën e re të zgjedhjeve.
Partitë do të regjistrohen menjëherë në KQZ.
Deri më 26 maj, partitë do të dorëzojnë listat shumëemërore me kandidatët për deputet.
KQZ do të verifikojë kandidatët për deputet të opozitës.