Të rinjtë që pijnë cigare elektronike janë më të rrezikuar për të pasur simptoma më të rënda nëse infektohen me Covid-19, se sa të rinjtë që nuk konsumojnë duhan.
Ky është përfundimi i një studimi nga një grup profesorësh në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Stanford.
Studimi, i cili u botua në gusht në ‘Gazetën e Shëndetit të Adoleshentëve’ është i pari që shqyrton lidhjet midis cigareve elektronike tek të rinjve dhe COVID-19 duke përdorur të dhëna të bazuara në popullatën amerikane, të mbledhura gjatë pandemisë.
Në mesin e të rinjve që u testuan, hulumtimi zbuloi se ata që pinin cigare elektrike ishin pesë deri në shtatë herë më shumë të predispozuar të infektoheshin se ata që nuk përdorën cigare elektronike.
“Ky studim na tregon qartë se të rinjtë që përdorin cigare elektronike kanë rrezik më të lartë për të pasur komplikacione nga Covid-19,” u shprehën studiuesit.
“Adoleshentët dhe të rriturit duhet të dinë se nëse përdorni cigare elektronike, ka të ngjarë të rrezikohe menjëherë nga COVID-19 sepse po dëmtojnë mushkëritë”, tha një prej profesorëve studiues, Bonnie Halpern-Felsher.
“Të rinjtë mund të besojnë se mosha e tyre i mbron ata nga simptomat e rënda të virusit, por të dhënat tregojnë se kjo nuk është e vërtetë në mesin e atyre që konsumojnë cigare elektronike,” tha një tjetër studiues.
Në studim morën pjesë 4,351 të rinj të moshave nga 13 deri në 24 vjeç, të cilët jetojnë në Amerikë.