Cilat biznese rinisin sot punën?

Nga Exit News
Cilat biznese rinisin sot punën?

Nga e hëna, 27 prill, 17 lloje të ndryshme biznesesh pakice do të mund të rinisin punën.

Në listë, të cilën të plotë mund ta lexoni këtu, përfshihen:

  • Taksitë,
  • Dyqanet e veshjeve, tekstileve, këpucëve, artikujve të tjerë prej lëkure,
  • Dyqanet e mobiljeve, elektroshtëpiakeve, ndriçimit, lodrave për fëmijë, pajisjeve sportive, pajisje të telekomunikacionit,
  • Dyqanet e luleve,
  • Dyqane të tjera për artikuj të specializuar.

Të gjithë bizneset e hapura duhet të pajisen me një “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”, i cili mund të merret elektronikisht në portalin e-albania. Bizneset mund të qëndrojnë hapur deri në orën 17:30.

Ata duhet të marrin masat e nevojshme për të siguruar ruajtjen e higjenës dhe distancimit social me punonjësve dhe mes stafit dhe klientëve.

Për tu njohur me protokollet që çdo biznes, në varësi të aktivitetit, duhet të ndjekë, lexoni këtu.

Policia do të monitorojë bizneset për zbatimin e masave dhe protokollove. Në rast shkeljeje, bizneset do të gjobiten.

Do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur lokalet, restorantet, baret, palestrat, pishinat, kinematë, qendrat tregtare, stadiumet dhe të gjithë ato biznese ku stafi ka kontakt të afërt me klientët apo ku në një sipërfaqe të vogël ka grumbullim njerëzish.

Qytetarët, nga 27 prilli, kanë kohë 2 orë për të lëvizur brenda fashës orare 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 pasdite.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>