Cilat janë arsyet e emigrimit të shqiptarëve

Nga Exit News
Cilat janë arsyet e emigrimit të shqiptarëve

Në fillim të viteve ’90 shqiptarët donin të jetonin në Europë, tani në fillim të viteve 2020-të ata duan të jetojnë si evropianë.

Eksodi i shqiptarëve gjatë viteve të para të tranzicionit kishte në qendër të tij personat me arsim të ulët dhe të papunë, por nxitësit e emigracionit vitet e fundit kanë ndryshuar. Për këto arsye u fol të martën, në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania.

Shëndetësia, shkollimi, shërbimet shoqërore dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës janë bërë kërkesa kryesore që motivojnë edhe emigrimin.

Grafik emigrimi

Sipas një studimi nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në vitin 2018, 52% e popullsisë shqiptare 18-40 vjeç, rreth 940 mijë banorë, dëshirojnë të largohen, ndërsa vetëm një dekadë më parë kjo shifër ishte 44%. Vetëm 7% e tyre kanë mundësi reale për tu larguar.

Duke bërë llogaritë, rezulton se rreth 34 mijë shqiptarë të moshave 18-40 vjeç mund të emigrojnë çdo vit dhe më shumë se gjysma e tyre janë me arsim profesional, universitar dhe pasuniversitar.

Dëshira për migrim është pak më e lartë në grupet që kanë të ardhura mbi mesataren se sa në ato që i kanë të ardhurat më të ulta.

Pra emigracioni i dekadës së katërt ka në qendër të tij popullsinë më aktive në Shqipëri dhe më prodhuese për tregun dhe ekonominë.

Grafik emigrimi

Ky fakt ka sjellë një tjetër pasojë, tkurrjen dhe plakjen e popullsisë si dhe uljen e fertilitetit. Shqipëria ka humbur kapitlian e saj njerëzor, pra forcën e punës me produktivitet të lartë, si pasojë e largimit të rinsië dhe shtresës së kualifikuar.

Grafik emigrimi
Grafik emigrimi

Një shembull tipik i këtij fenomeni janë sipërmarrësit shqiptarë në Itali.

Rreth 460 mijë shqiptarë në moshë punë janë emigrantë në Itali dhe rreth 47 mijë prej tyre janë sipërmarrës, pra pothuajse 10%.
Ky raport popullsi-sipërmarrës është dy herë më i vogël në Shqipëri ku rreth 5% e popullsisë së aftë për punë janë sipërmarrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>