Cilat janë gjetjet në progres raportin e Komisionit Europian?

Nga Exit News
Cilat janë gjetjet në progres raportin e Komisionit Europian?

Komisioni Europian deklaroi se Shqipëria ka plotësuar shumicën e kritereve për nisjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. I vetmi kriter që nuk është përmbushur është ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Exit sjell më poshtë gjetjet e Komisionit në progres raportin e 2020:

Reforma Zgjedhore

Komisioni gjeti se ndryshimet kushtetuese janë në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. KE tha se ndryshimet kushtetuese nuk kanë lidhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, por kërkonin ndryshime të mëtejshme në kodin zgjedhor. Këto ndryshime u diskutuan në Këshillin Politik, por pa arritur një kompromis, Parlamenti i votoi ato në5 Tetor. Komisioni shprehet se pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes së arritur në 5 qershor 2020, dialogu në vend duhet të përmirësohet, veçanërisht mbi reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj.

Ky kusht u konsiderua i plotësuar përpara konferencës së parë ndërqeveritare.

Reforma në drejtësi

Komisioni u shpreh të gjitha institucionet e reja të drejtësisë kanë filluar të funksionojnë. Gjithashtu ka filluar funksionimi i Gjykatës së Lartë pasi janë emëruar 3 anëtare dhe është bërë progres për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Procesi i vetingut po ecën me ritme të qendrushme duke larguar nga sistemi i drejtësisë 62 përqind të magjistrantëve, kryesisht për kriterin e pasurisë. Raporti konstaton se strukturat e reja kundër korrupsionit kanë nisur hetime të rëndësishme duke dhënë si shembull hetimin ndaj ish gjyqtarëve të GJK dhe GJL.

Ky kusht është konsideruar pjesërisht i plotësuar pasi ende nuk është ngritur Gjykata Kushtetuese.

Lufta kundër korrupsionit

Komisioni konstaton se Shqipëria ka forcuar luftën kundër korrupsionit, duke bërë përparim të mirë deri më tani. Komisioni shprehet se ndërsa numri i hetimeve në vazhdim mbetet i lartë, dënimet ndaj zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të ulëta.

Ky kusht është konsideruar i plotësuar.

Lufta kundër krimit të organizuar

Komisioni shprehet se edhe pse ka përparime në goditjen e organizatave kriminale dhe kultivimit të kanabisit, duhet të vazhdonë përpjekjet për të parandaluar pastrimin e parave.

Ky kusht është konsideruar i plotësuar.

Të drejtat e njeriut

Komsioni se ligji për kthim kompesimin e pronave po zbatohet sipas rekomandimeve të Komisioni të Venecias si dhe procesi i rregjistrimit e kompesimit të pronave po vazhdon. Qeveria duhet të miratojë aktet për plotësimin e legjislacionit për minoritetet. Në 2019 paralamenti shqiptar miratoi një ligj për median, i cili ishte në kundërshtim me standartet ndërkombëtare.

Ky kusht është konsideruar i plotësuar.

Reforma në administratën publike

Komisioni u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime në në lidhje me planifikimi e politikave, rritjen e numrit të shërbimeve elektronike dhe përmirësimin e transparencës se të dhënave. Shqipëria duhet të një politikë të re për pagat e nëpunësve civilë.

Ky kusht është konsideruar i plotësuar.

Ky progres raport do të shërbejë për përcaktimin e një date për konferëncën e parë ndërqeveritare më Shqipërinë.

Më herët Oliver Varhely, Komisioneri për Zgjerim u shpreh se Komisioni Evropian ende nuk ka një datë për nisjen e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>