Maskat e ndryshme ofrojnë nivele të ndryshme mbrojtjeje nga virusi. Maskat kirurgjikale N95 janë ato që ofrojnë nivelin më të lartë të mbrojtjes nga koronavirusi, si dhe maskat kirurgjikale standarde. Por këto maska janë të kushtueshme, të pakta në numër dhe janë të vështira për t’u mbajtur për kohë të gjatë.
Një studim amerikan hulumtoi se cilat materiale shtëpiake largonin më mirë grimcat me diametër nga 0.3 në 1.0 mikron – madhësia standarde e viruseve dhe baktereve – dhe doli në përfundimin se materialet më të mira janë qeset e fshesës së korentit, coha prej pambuku të rëndë ose shtresa të shumta materialesh njëra mbi tjetrën. Shalli apo shamitë rezultuan jo shumë të efektshme edhe pse kapën një pjesë të grimcave.
Provat mbi efektin mbrojtës të maskave jo kirurgjikale janë ende duke u mbledhur, por analizat e Qendrave Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) sugjerojnë se çdo maskë – pavarësisht materialit – është më mirë se të mos vendosësh fare një të tillë.
Si të vendosim dhe heqim maskën në mënyrë të sigurt.
Përpara se të vendosni maskën lani mirë duart me sapun dhe ujë (ose me dezinfektant në rast se nuk keni mundësi t’i lani duart). Shmangni prekjen e saj gjatë përdorimit dhe nëse e bëni, lani duart përsëri. Zëvendësojeni maskën kur është e lagur. Për ta hequr, kapeni nga llastiqet, pa prekur pjesën e përparme dhe hidheni në një kosh të mbyllur ose në lavatriçe nëse është maskë pambuku.
Sa shpesh duhet larë maska.
Maskat e pambukut duhet të lahen pas çdo përdorimi.
Cili është dëmi mjedisor?
Pjesa më e madhe e maskave që shiten në treg përmbajnë shtresa plastike dhe janë me një përdorim. Sipas një analize të shkencëtarëve të Universitetit College në Londër, nëse çdo qytetar në Mbretërinë e Bashkuar do të përdorte maska një-përdorimshe për një vit do të krijoheshin 66,000 ton mbetje plastike shtesë.