
Vjosa Osmanaj, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shkodër do të jetë magjistrantja e parë që do të përballet me procesin e vetingut të mërkurën me 2 shtator.
Në bazë të kalendarit të publikuar në faqen zyrtare të Komsionit të Pavarur të Kualifikimit, pritet që të rinisë procesi i vetingur, i pezulluar prej rreth dy javësh.
Ndërkohë me 4 shtator do të jetë para KPK, gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Artur Gaxha ndërsa më 10 shtator gjyqtari i Apelit Durrës, Tritan Hamitaj.