Italia po fillon dalëngadalë të lehtësojë masat kundër koronavirusit. Kryeministri italian Conte tha se kurba e infektimit mund të ngrihet sërish, por Italia nuk mund ta përballojë dot më mbylljen e ekonomisë.
Në 18 maj, në Itali u hapën dyqanet dhe restorantet sipas protokolleve të distancimit social. Ndërsa, Conte lajmëroi hapjen e kufijve më 3 qershor, pa zbatuar rregullin e karantinës; më 25 maj hapjen e palestrave, pishinave, dhe qendrave sportive. Ndërsa me 15 qershor do të hapen kinematë dhe teatrot.
Italia ka 31,763 të vdekur, duke u renditur vendi i tretë në botë për numrin e të vdekurve pas SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar.