
Nisma Covax nisi shpërndarjen e dozave të para të vaksinave COVID-19 në Gana, Afrika Perëndimore, të mërkurën, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Rreth 600 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca ndodhen në Ganë. Kjo dërgesë është “fillimi i asaj që duhet të jetë operacioni më i madh i shpërndarjes së vaksinave në histori”, shkruhet në deklaratën e përbashkët nga OBSH dhe UNICEF.
Nisma botërore Covax u krijua me qëllimin për të siguruar furnizimin me vaksina për çdo vend. Në këtë nisëm marrin pjesë 180 vende, ndër to edhe Shqipëria.
COVAX planifikon të shpërndajë gati 2 miliardë doza vaksinash COVID-19 brenda 2021.