Covid-19: 2,4 milionë të infektuar, 165 mijë viktima – Situata në SHBA e Europë

Nga Exit News
Covid-19: 2,4 milionë të infektuar, 165 mijë viktima – Situata në SHBA e Europë

Më shumë se 2,4 milionë njerëz në gjithë botën janë infektuar me Covid-19 deri më 20 prill. 165 mijë prej të infektuarve kanë humbur jetën, ku vende si SHBA-të, Franca, Spanja e Italia kanë pjesën më të madhe të viktimave.

SHBA

Rreth 760 mijë të infektuar dhe 40683 viktima është bilanci i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA-të janë vendi i parë në botë për numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve.

Më i prekuri është New Yorku, me mbi 14 mijë të vdekur dhe me mbi 135 mijë të infektuar.

Itali

Në Itali janë infektuar rreth 179 mijë qytetarë, me veriun e vendit si zonën më të prekur.

Numri i viktimave ka arritur në 23,660 persona, duke e renditur Italinë të dytën në botë për numrin e viktimave.

Megjithatë që prej 12 prillit, Italia po shënon ulje të numrit të vdekjeve ditore. Në 24 orët e fundit, Italia raportoi 433 viktima me Covid-19.

Spanja

Spanja renditet e dyta në botë për numrin e të infektuarve pas SHBA-ve, me rreth 199 mijë të infektuar. Numri i viktimave në Spanjë është 20,453, më i ulët se në Itali.

Edhe në Spanjë, ngjashëm si në Itali, numri i viktimave ditorë ka rënë. Të dielën 19 prill, Spanja raportoi 410 viktima ndër pacientët me Covid-19, duke shënuar prirjen më të ulët të vdekjeve nga epidemia në muajin e fundit.

Autoritetet spanjolle besojnë se vendi e ka kaluar pikun prej 2 prillit, ku numri i vdekjeve në 24 orë shkoi në 950 persona.

Sidoqoftë ata nuk janë ende gati për t’i hequr tërësisht masat kufizuese, ndërsa qeveria po mendon të shtyjë shtetrrethimin deri më 9 maj.

Franca

Me 154 mijë të infektuar, në Francë ka rreth 19,700 viktima.

Në 24 orët e fundit autoritetet franceze raportuan 395 vdekje mes pacientëve me Covid-19, shifër më e ulët se ditët e mëparshme. Prej 5 ditësh, në Francë po shihet një trend rënës në numrin e viktimave ditorë.

Optimiste për situatën është fakti se për të 11-ën ditë radhazi numri i personave në terapi intensive po bie – aktualisht janë 5 744 të sëmurë që kanë nevojë për kujdes të specializuar.

Gjermania

Gjermania duket se është shteti që bën përjashtimin: megjithëse renditet e pesta në botë për numrin e të infektuarve, me rreth 146 mijë, numri i vdekjeve mbetet i ulët, vetëm 4642, ose sa 3 për qind i totalit.

Gjermania ka nisur hapjen graduale të vendit. Nga 20 prilli fillojnë punën dyqanet e vogla, ndërsa shkollat pritet të happen më 4 maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>