Gjykata e Krujës është mbyllur, të mërkurën, për shkak të infektimit të një gjyqtari me Covid-19.
Të gjithë punënjësit e saj janë vetëkarantinuar deri në marrjen e rezultateve të testimeve.
Gjykata do të qendrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Një ditë më parë, për shkak të Covid-19 u mbyll dhe gjykata e Vlorës.