Materniteti i Peqinit është mbyllur të shtunën, pasi u zbulua një infermiere e infektuar me Covid-19.
Të paktën dhe dy infermierë të tjerë, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarën, janë vetëkarantinuar.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka nisur testimin e stafit tjetër të pavionit.
Deri në një njoftim të dytë, materniteti do të qëndrojë i mbyllur.