Covid-19 në 24 orë: 18 pacientë të lidhur me të infektuarit në QSUT

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: 18 pacientë të lidhur me të infektuarit në QSUT

23 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit – duke vazhduar trendin rritës të të infektuarve ditorë të ditëve të fundit.

18 prej tyre janë të lidhur me shpërthimin e Covid-19 në QSUT, në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 12 në Tiranë,
  • 6 në Mat,
  • 4 në Lushnjë,
  • 1 në Durrës.

Tiranë

8 prej të infektuarve të rinj janë persona kontakti me pacientët e mëparshëm.

Ndërsa për 4 të infektuarit e tjerë, ISHP po vazhdon hetimin epidemiologjik për të parë se si janë infektuar.

Mat

Të gjithë të infektuarit në Mat janë persona kontakti të një të moshuare që ndodhej në spital në Tiranë dhe rezultoi e prekur me Covid-19 2 ditë më parë.

Lushnje

Të infektuarit në Lushnje i përkasin dy familjeve, të dyja të lidhura me pacientët në QSUT, infektuar ditët e fundit.

Ata janë dy çifte bashkëshortësh.

Durrës

Pacienti i ri në Durrës është i lidhur me personat e infektuar në fasonerinë në Durrës, pak ditë më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>