8 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit. Kjo është dita me më pak të infektuar ditorë që nga e hëna.
Të infektuarit e rinj janë:
- 3 në Tiranë,
- 2 në Krujë,
- 1 në Fier,
- 1 në Shkodër,
- 1 në Kamëz.
I infektuari i ri në Fier është një farmacist, i cili ka pasur kontakte me gruan shtatzënë të infektuar në 6 maj. Ai është i karantinuar në banesën e tij.
Në Krujë një prej pacientëve është punonjëse në një prej fasonerive, ndërsa pacienti tjetër është person kontakti i pacientëve të mëparshëm.
Nga 850 të infektuar në total, 620 prej tyre janë shëruar, 31 kanë humbur jetën dhe 199 janë ende të sëmurë aktivë. Pjesa më e madhe e të sëmurëve aktivë janë në Tiranë e Krujë.