Covid-19 në 24 orë: një i infektuar erdhi nga Kosova

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: një i infektuar erdhi nga Kosova

7 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, në vetëm tre qytete:

  • 5 pacientë të rinj në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 330, prej të cilëve vetëm 90 janë ende të sëmurë;
  • 1 pacient i ri në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 110, prej të cilëve vetëm 89 janë ende të sëmurë;
  • 1 pacient i ri në Kukës, duke e çuar totalin e të infektuarve në 19, prej të cilëve vetëm 5 janë ende të sëmurë.

I infektuari i në Kukës është një rast i ardhur nga Kosova. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet i karantinuar në një hotel në Kuksë.

I infetkuari i  në Krujë është person kontakti me të infektuarit e mëparshëm.

Ndërsa për pacientët e rinj në Tiranë nuk ka ende informacion.

Nga 789 të infektuar, 519 ose 66 për qind e totalit janë shëruar, 31 persona ose 4 për qind kanë humbur jetë dhe 239 persona janë ende të sëmurë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>