Covid-19 në 24 orë: Rikthehet virusi në Durrës e Elbasan

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: Rikthehet virusi në Durrës e Elbasan

8 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke vazhduar trendin e 5 ditëve të fundit, me më pak se 10 të infektuar ditorë.

Pacientët e rinj janë të shpërndarë:

  • 5 në Tiranë, duke e çuar totalin e të sëmurëve aktivë në 93,
  • 2 në Elbasan, duke e çuar totalin e të sëmurëve aktivë në 4,
  • 1 në Durrës, duke e çuar totalin e të sëmurëve aktivë në 1.

Dy të infektuarit e rinj në Elbasan janë dy raste pa lidhje me njëri-tjetrin

Një prej tyre është një 84-vjeçare nga fshati Mengel, e shtruar në spitalin Infektiv, pasi vuan nga sëmundje të tjera.

I infektuari tjetër është një 50-vjeçar, i cili punon si shofer në një kompani ndërtimi.

Ditët e fundit, ai ka marrë pjesë në një ceremoni mortore në Elbasan, ku kanë qenë të pranishëm 70-80 persona të tjerë.

Instituti i Shëndetit Publik po gjurmon kontaktet e mundshme të 50-vjeçarit.

Që prej 22 prillit, në Elbasan nuk ishte zbuluar asnjë i infektuar i ri me Covid-19. Aktualisht në qytet ka 4 të infektuar aktivë.

Në Durrës po ashtu ka një rikthim të Covid-19. Që prej 21 prillit në Durrës nuk ka pasur asnjë person të ri të infektuar.

I infektuari i ri është një kinez 71-vjeçar, i cili jeton në zonën e Plazhit në Durrës.

Nuk dihen ende detaje për të infektuarit e rinj në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>