Covid-19 në 24 orë: Tirana, Kruja e Shkodra me vatra ende aktive

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: Tirana, Kruja e Shkodra me vatra ende aktive

7 të infektuar të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit. Kjo është dita me më pak të infektuar ditorë që prej 10 prillit.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 3 në Krujë, duke e çuar totalin në 105,
  • 2 në Tiranë, duke e çuar totalin në 320,
  • 2 në Shkodër, duke e çuar totalin në 110.

Shkodër

Një prej të infektuarave në Shkodër është një punonjëse në një fabrikë. Dyshohet se kjo është një vatër e re e infeksionit, pasi punonjësja nuk ka pasur kontakte me pacientë të mëparshëm.

E infektuara e dytë është një infermiere e reanimacionit në spitalin e Shkodrës. Ajo ka pasur kontakte me pacientë të infektuar.

Krujë

Të infektuarit e rinj në Krujë kanë lidhje me 2 fasoneritë: ato janë punonjës dhe familjarë të tyre.

Deri më 30 prill, në vend ka 773 të infektuar në total, prej të cilëve 31 kanë humbur jetën dhe 470 janë shëruar.

Vetëm 272 ose 35 përqind e të infektuarve janë ende aktivë.

Aktualisht ka rreth 100 vatra aktive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>