
Dy punonjëse në qendrën e shëndetit mendor ‘Mimoza’, në Korçë, janë infektuar me Covid-19. Ato janë infermierja dhe kuzhinierja e qendrës.
Insitituti i Shëndetit Publik po teston dhe personat e tjerë të dyshuar të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarat. Ndërkohë që po bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve.
Dy punonjëset janë vetëkarantinuar në shtëpi, deri tani në gjendje të mirë shëndetësore.