Koronavirusi u prodhua në laboratorin e Vuhanit. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga 2 shkencëtarë, britanik dhe norvegjez. Shkencëtarët kanë gjetur shenja unike në mostra të Covid-19, të cilat mund të kenë dalë vetëm nga manipulimi në një laborator.
Studimi i publikuar ekskluzivisht nga Daily Mail, tregon se ka prova që shkencëtarët kinezë e kanë krijuar virusin duke punuar për një projekt te ‘Gain of Function’, në laboratorin e Vuhanit.
Si u prodhua virusi në laboratorin e Vuhanit:
Virusi u prodhua sipas teknikës ‘Gain of Function’ — ndryshon viruset në laborator për ti bërë ato më të transmetueshme, më viruloze dhe më ngacmuese ndaj sistemit imunitar. Kjo teknikë u shpall e paligjshme nga administrate e ish-Presidentit Obama.
Shekncëtarët kinez kanë marrë bazën gjenetike të kronaviruseve që gjenten në lakuriqët e natës që gjendet në shpellat e Kinës dhe e bashkuar në një proteinë ‘spike’, duke e kthyer atë në një virus vdekjeprurës.
Studimi shkruan se shkencëtarët kinezë e kanë krijuar Covid-19 në laboratorin e Vuhanit, dhe më pas janë përpjekur për të rikthyer versionin ingjinjerik që ai të duket siku ëshët zhvilluar në mënyrë natyrale nga lakuriqët e natës.
Si u zbulua prova se virusi u krijua në laborator
Shkencëtarët po punonin për zbulimin e një vaksine të Covid-19, kur gjetën 4 amino acide pozitive në brendësi të proteinës spike (materiali gjenetik i Covid-19).
Aminoacidet positive e bëjnë që virusi të ngjitet fort në qelizat e njeriut si një magnet dhe të bëhet shumë infektues.
Por, njësoj si magneti, ngarkesa positive e amino acideve e shtyjnë njëra tjetrën, është e vecantë gjetja e 3 aminoacideve rresht në mënyrë natyrore në organizëm, ndërsa gjetja e 4 aminoacideve ka jashtëzakonisht pak gjasa të ndodhe, thonë shkecëntarët për Daily Mail.
“Ligjet e fizikës thonë se ti nuk mund të kesh 4 aminoacide me ngarkesë pozitive në një rresht. Ata mund të krijohen artificialisht”, u shpreh një prej shkencëtarëve.
Studimi përfshin edhe deklaratat e shkencëtarëve kinez mbi laboratorin, të cilët më pas u zhdukën nga qeveria.
Kush janë dy shkencëtarët
Studimi u krye nga profesori britanik Dalgleish dhe shkencëtari norvegjez Birger Sørensen.
Dangelsen është professor në Universitetin britanik St George. Ai njihet për krijimin e vaksinës së parë të HIV. Me këtë vaksinë personat e infektuar me HIV mund të qendrojën disa muajn pa mjekim.
Sørensen, virologjis, drejtues I një kompanie farmaceutike, Immunor, e cila ka zhvilluar vaksinën e Covid-19, të quajtur Biovacc-19.
Shkencëtarët analizuan edhe të gjitha eksperimentet e kryera në laborator nga viti 2002 deri në vitin 2019. Ata u shprehën për Daily Mail se prej viti janë përpjekur të publikojnë gjetjen e tyre.
Rihetimi i origjinës së Covid-19 nga SHBA-të
Këtë javë edhe presidenti Joe Biden u shpreh se institucionet e inteligjencës amerikane po hetojnë sërish origjinën e virusit, përfshirë edhe krijimin në një laborator.
Njoftimi erdhi pasi një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se në nentor 2019, kërkuesit e Laboratorit të Vuhanit janë shtruar në spital të sëmurë. Ky dokument u publiku nga Ëall Street Journal.
Zyrtarët amerikanë po kritikohen sepse dyshohet se kanë financuar eksperimentet e dyshimta dhe kontroverse në laboratorin e Vuhanit.