Një kopsht në Vlorë është mbyllur të hënën, për herë të dytë brenda pak muajsh, për shkak të infektimeve me Covid-19.
Të paktën dy edukatore të kopshtit kanë rezultuar të infektuar, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar në pritje të rezultateve të testit.
Ky është kopshti i tretë në qytetin e Vlorës që mbyllet brenda javës së fundit.