Tre punonjëse të Bibliotekës Kombëtare janë infektuar me Covid-19.
Burime për ABC News kanë konfirmuar se fillimisht është infektuar një punonjëse e Bibliotekës së vjetër, e cila ndodhet pranë Lulishte 1 Majit.
Më pas, ajo ka infektuar dy koleget e saj.
Nuk dihet ende nëse Biblioteka vazhdon të qëndrojë e hapur dhe të presë qytetarë.