Covid19: Rritet numri i pacientëve në terapi intensive në Francë

Nga Exit News
Covid19: Rritet numri i pacientëve në terapi intensive në Francë

Franca raportoi të shtunën 5,273 pacientë të shtruar në terapi intensive për COVID-19, 19 pacientë me shumë se një një ditë më parë, raporton Reuters. Ndërkohë, vendi u mbyll për herë të tretë për të ndihmuar në ndalimin e pandemisë.

Qeveria ishte përpjekur të mbante nën kontroll përhapjen e pandemisë me orën policore dhe masat rajonale, por nga e shtuna, dhe për katër javët e ardhshme, shkollat ​​dhe bizneset jo-thelbësore në të gjithë vendin do të mbyllen.

Rritja e pacientëve në terapi intensive ketë javë ishte më i larti në pesë muaj, me 145. Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për t’u kujdesur për pacientët kritike të COVID-19.

Macron kishte shpresuar ta ndalonte pandeminë pa pasur nevojë të vendoste një mbyllje të tretë kombëtare, që do të godasi më tej ekonominë.

Por, mutacionet e virusit kanë përfshirë të gjithë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës. BE gjithashtu po vaksinon më ngadalë popullsinë në krahasim me vendet e tjera, si Britani dhe SHBA-të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>