Ministri i Brendshëm fajësoi magjistratët për ngjarjet e fundit kriminale në vend, si aksidenti me makinë në Vlorë dhe përplasja me armë në Velipojë. Ai akuzoi për lehtësim të dënimit në shkelje të ligjit magjistratët Edlira Cufi, Elona Alvora, Albert Spiro, Erind Rahovica, dhe Maksim Sota.
Në konferencën për shtyp, me 28 qershor, Cuci u shpreh se Inspektoriati i Drejtësisë, ILD duhet të nisë hetimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që lirojnë personat e rrezikshmë.
“Nuk janë ndërhyrje ndaj gjyqësorit, por shembuj të asaj se si nuk duhet të jetë forca e ligjit”, u shpreh ministri i Brendshëm.
Ai njoftoi se këtë javë do të ketë ndryshime të tjera në drejtimin e policisë, nga policitë vendore në komisariate. Cuci paralajmëroi edhe “kontrollin e burimit të të ardhurave për shoferët me makina të shtrenjta”.