
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi se në mandatin e tretë do të ketë ndryshime në drejtimin e Policisë së shtetit dhe do të modernizohet sistemi i administrimit të territorit në Shqipëri.
Gjatë një konference për shtyp, Çuçi zbuloi se në katër vitet e ardhme, rrugët do të pajisen me kamera të cilat do të gjenerojnë automatikisht gjoba duke skanuar targat e automjeteve që do të shkelin rregullat e qarkullimi.
Sa i përket territorit, ministri tha se do të monitorohet nga “dronë inteligjentë”.
Ndërsa në strukturat e policisë, Çuçi tha se do të ketë ndryshime në drejtuesit e qarqeve gjë që do të pasohet edhe me ndryshime brenda drejtorive në rrethe.