Gazetari Elton Qyno ka përbërë publike listën me emra të cilët do duhet të deklarojnë pasurinë e tyre, si pjesë e Operacionit Forca e Ligjit.
Në një artikull të shqiptarja.com, Qyno shkruan se disa nga të prekurit nga OFL-ja do të jenë:
– Ermal Hoxha, Ilir Hyseni, Sajmir Batku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, Kelmend Dalipi dhe Arjan Dalipi – të dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda për trafik kokainë dhe si pjesë e grupit të personave që kishin ngritur laborator kokaine në Xibrakë të Librazhdit;
– Viktor Ymeri, i dënuar me 25 vite burgim dhe i liruar në dhjetor të 2019, nga burgu i Peqinit’
– Nehat Kulla, ose “Gjenerali”, i liruar nga burgu por është dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje;
– Fabio Alushi, i arrestuar dhe më pas i liruar për përplasjen me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha, më 4 tetor 2018;
– Kataldo Lezhja, i njohur si miku i Gjergj Cukalit;
– Edmond Bego, i dënuar me 27 vjet e 9 muaj heqje lirie nga Gjykata e Torinos në Itali;
– Elvis Gaçaj, i njohur me nofkën “Gabeli”, pjesë e klanit “Duka” që vepron në Tiranë dhe pak muaj më parë u arrestua në Durrës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”;
– Arben Gropa ose Vangjel Zijaj, pronar i resortit “Pelikani” në Fier, i dënuar në Itali me 32 vite burgim për trafik droge;
– Arjan Shanaj, i arrestuar dhe dënuar në Greqi për trafik kokaine;
– Astrit Bushi, i dënuar në Itali dhe Spanjë për pengmarrje dhe grabitje me armë;
– Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali me 22 vite burgim, për trafik droge;
– Vëllezërit Jahelezi, Enio Jahelezi. Orges Jahelezi i hetuar për heroinën e kapur në Has, Gramoz Jahelezi, i hetuar për dy atentate ndaj Flamur Toskës, Elvis ose Franc Jahelezi, vëllai i tij Xhevdet Jahelezi, dhe vëllai tjetër Luan Jahelezi;
– Shkëlqim Kurpalaj nga Kukësi, i dënuar në Itali me 10 vite burgim për shfrytëzim prostitucioni;
– Gëzim Çela ose i njohur ndryshe si “Baroni i drogës”, i dënuar në 2018 për trafik heroine me 10 vite burg;
– Eduart ose Edison Dushku, i cilësuar si i forti i Saukut, dhe vëllai i tij Alban Dushku’
– Antonio Shyti, i dënuar në Itali për vrasje;
– Renato Toska, i dënuar për gjobëvënie;
– Lulëzim, Bujar, Griseldo dhe Albano Kusi nën hetim për ngjarjen e ndodhur në kryeqytet, ku u vra punëtori i kondicionerëve Indrit Çelaj’
– Eduart Ponari;
– Kujtim Lauka;
– Bledar ose Blerim Dauti;
– Leonard Hoxha allias Xhetan Lita;
– Denis Stathi ose Isuf Leshi;
– Fiqiret Seferi, i dënuar për vrasje në Itali;
– Ergys ose Arjan Qefalia;
– Vilson Rushiti;
– Veli Elezi;
– Agim Kora.
Në total 1300 persona dyshohet se do të preken nga operacioni Forca e Ligjit deri në fund të vitit 2020.
Exit News ka përmbedhur këtu të gjithë personat e prekur deri më tani nga OFL.