Rreth 50 mjekë e infermierë ose 11,2 përqind e 440 stafit mjekësor të testuar kanë rezultuar se kanë kaluar Covid-19.
Këto përfundime kanë dalë nga përfundimi i testimit serologjik, që Ministria e Shëndetësisë ka nisur ditët e fundit.
Testimi serologjik ka për qëllim zbulimin e antitrupave që tregon se trupi ka kaluar virusin.
440 mjekët e infermierët e testuar janë kryesisht ata që punojnë në dy spitalet Covid dhe kanë qenë më të predispozuar për tu infektuar.
ISHP pritet të vazhdojë testimin e stafit mjekësor në ditët në vazhdim. Në një fazë të dytë, testimi do të zgjerohet testimi në popullatë për të parë sa për qind e saj e ka kaluar sëmundjen.
Sipas shifrave zyrtare të ministrisë, deri tani 60 mjekë dhe infermierë janë prekur nga Covid-19, 40 prej të cilëve janë shëruar. Ata janë infektuar kryesisht nga kontakti me pacientët e infektuar.