
Prej 22 gushtit, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të detyrohen të mbajnë maskë mbrojtëse në të gjithë transportin publik dhe në stacionet e pritjes në Danimarkë.
Vendimi u bë publik nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen.
“Maska për fytyrën duhet të përdoret në transportin publik në të gjitha orët e ditës, jo vetëm gjatë orare e pikut,” tha Frederiksen.
Ajo shtoi se kjo masë mund të vihet së shpejti dhe për vende të tjera ku grumbullohen njerëz, siç janë dyqanet dhe dhomat e pritjes së shërbimit shëndetësor.
Masa vjen në një moment kur numri i të infektuarve në Danimarkë dhe shumë shtete europiane po rritet ndjeshëm.