33 raste me variantin e ri të Covid-19 të shfaqur në Britaninë e Madhe, u identifikuan të enjten në Danimarkë.
Autoritetet e Danimarkës deklaruan se rastet janë gjetur në testet për COVID-19 mes 14 nëntorit dhe 14 dhjetorit.
Danimarka ka analizuar materialin gjenetik nga 7,805 teste pozitive në atë periudhë, që do të thotë se varianti është gjetur në rreth 0.4% të infeksioneve, shkruan Reuters.
Danimarka ka bllokuar po ashtu fluturimet me Britaninë, duke iu bashkuar kështu shumicës së vendeve europaine.
Franca, Gjermania, Italia, Zvicra, Portugalia, Belgjika, Austria, Bullgaria, Danimarka, Finlanda, Rumania, Suedia, Kroacia dhe Hollanda kanë thënë se do të ndalojnë të gjitha fluturimet që vijnë nga MB.
Republika Çeke ka vendosur masa më të rrepta karantine për njerëzit që vijnë nga Britania.
Të tre shtetet Balltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – kanë ndaluar të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga MB. Lituania do të lejojë akoma fluturimet të nisen për në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa Estonia dhe Letonia i kanë ndaluar dhe ato gjithashtu.