Komiteti për Zgjedhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) i Këshillit të Europës i ka rekomanduar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të votojë Darian Pavlin si gjyqtarin e radhës të Shqipërisë në GJEDNJ, për të pasuar gjyqtarin aktual Ledi Bianku, mandati i të cilit ka mbaruar.
Më 28 shtator, komiteti, i përbërë nga 20 anëtarë nën kryesimin e Valeriu Ghilechi të Moldovës, intervistoi tre kandidaturat e paqraqitur nga qeveria, Sokol Berberi, Darian Pavli dhe Mariana Semini.
Kandidatura e Pavlit do të votohet në sesisonin e ardhshëm të Asamblesë, më 8-12 tetor.
Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master të dyfishtë në ligj kushtetues dhe krahasues nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Univesitetit të Nju Jorkut (SHBA).
Në bazë të jetëshkrimit paraqitur Këshilli të Europës, Pavli ka përvojë të gjerë si avokat gjyqësor, por jo si gjykatës. Vitet e fundit, ai ka punuar si ekspert ligjor pranë Fondacionit Soros në Tiranë dhe aktualisht është ekspert ligjor pranë misionit EURALIUS V.