Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet e Washington-it përtej afatit të 1 shtatorit.
“Shpresojmë që partnerët tanë do të respektojnë detyrimet që ata pranuan vitin e kaluar në Uashington në mirëbesim. Elementë të shumtë të marrëveshjes mbështesin prioritetet e vizionit tonë më të gjerë të rajonit – diversifikimi i energjisë, lidhja rajonale, aplikimi i një moratoriumi për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fushata për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur, “tha për Zërin e Amerikës në Serbi një burim i paemërtuar nga Departamenti i Shtetit.
Në marrëveshjet e ndara që palët nënshkruan me presidentin Trump në datat 3-4 shtator, Serbia zotohet të ndalojë deri më 1 shtator 2021 fushatën për tëreqjen e njohjeve të Kosovës, ndërkohë që kjo e fundit duhet të ndalojë lobimin për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Po ashtu, DASH kërkoi që palët të mos prisnin arritjen e një marrëveshje normalizimi që të fillonin bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Ata riafirmuan besimin në dialogun Kosovë- Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për të hedhur themelet për një bashkëpunim të qëndrueshëm mes tyre.
“Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe inkurajojmë palët të ri -përfshihen në proces – duke pasur parasysh urgjencën e zgjidhjes së çështjeve teknike dhe politike,” deklaroi zyrtari anonim.
Marrëveshja e Washingtonit u kundërshtua si një marrëveshje pa asnjë vlerë jurifike ndërkombëtare, pasi nuk pati marrëveshje Kosovë-Serbi.
Ekspertwt e panw atw si një reklamë dhe “një mashtrim i dështuar fushate” nga ana e administratës Trump.