DASH kritika qeverisë për korrupsionin e mungesën e lirisë së medias

Nga Alice Elizabeth Taylor
DASH kritika qeverisë për korrupsionin e mungesën e lirisë së medias

Departamenti Amerikan i Shtetit ka botuar raportin vjetor për të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2019.

Raporti kritikon ashpër institucionet shqiptare në pothuajse çdo fushë, nga korrupsioni, te liria e shprehjes, pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë, akuzat për manipulimin e zgjedhjeve.

Korrupsioni vlerësohet se është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe lokale.

Disa nga çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit të kaluar përfshinin “kufizime në shprehjen e lirë dhe shtypin” dhe “korrupsion e përhapur në të gjitha degët e qeverisjes”.

Përveç kësaj, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se pandëshkueshmëria mbeti një problem serioz në Shqipër, me gjithë përpjekjet për ta adresuar atë. Hetimi dhe dënimi i zyrtarëve të përfshirë në korrupsion ishte “sporadik dhe i paqendrueshëm”. Politikanët, gjyqtarët, zyrtarët dhe biznesmenët shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.

Raporti vëren se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 “u dëmtuan nga akuzat e blerjes së votave dhe presioni ndaj votuesve”, ndërsa zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk u dhanë votuesve një “zgjedhje kuptimplote midis alternativave politike”.

Korrupsioni qeveritar

Raporti ka arritur në përfundimin se zyrtarët e qeverisë “janë përfshirë shpesh në praktika korruptive, por pa u ndëshkuar”. Gjithashtu, qeveria nuk e ka zbatuar ligjin që ndalon personat me precendentë penalë të bëhen kryetarë bashkish, deputetë apo zyrtarë të lartë në institucionet e qeverisë. “Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes.”

Prokurorët mund të kenë bërë përparim në ndjekjen e çështjeve të korrupsionit në nivele të ulta, kryesisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë, por jo në nivele të larta. Kjo ka ndodhur si rezultat i korrupsionit dhe frikës, sipas raportit.

Liria e mediave

Gazetarët që u përpoqën të raportojnë për krimin dhe korrupsionin u përballën me kërcënime, dhunë dhe presion indirekt politik dhe ekonomik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve e ndikuan median e pavarur dhe shumë gazetarë vetëcensuruan punën e tyre. Raporti thotë se Unioni i Gazetarëve Shqiptar mori 14 raportime të dhunës dhe ngacmimit ndaj punonjësve të medias, megijthëse numri i vërtetë është shumë më i lartë.

Gjyqësori

Një nga paragrafët më kritikë në raport thotë se “Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara ndonjëherë e penguan gjyqësorin të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe efikase.”

Raporti jep rezultatet e përgjithshme të vetingut deri në nëntor 2019, me 64 përqind të gjyqtarëve dhe 43 përqind të prokurorëve, që kaluan përmes vetingut, të shkarrkuar, dhe mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë si rezultat i boshatisjes. Raporti vëren se intepretimet e ndryshme të Kushtetutës nga Parlamenti dhe Presidenti rreth emërimit ose jo të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese [Arta Vorpsi] nuk u zgjidhën. “Politizimi i mëparshëm i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, kërcënoi ta sabotonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve,” vlerëson Departamenti i Shtetit.

Në raport vërehet se gjykatat ishin “të ndikueshme nga korrupsioni, joefikasiteti, frikësimi dhe ndërhyrjet politike”, si dhe nga “mungesa e transparencës dhe profesionalizmit”. Departamenti i Shtetit gjithashtu vuri në dukje se qeveria shpesh injoronte vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht ato në lidhje me garantimin e një gjykimi të lirë.

Zgjedhjet

Të dyja anët e politikës akuzuan njëra-tjetrën për ushtrim presioni në zgjedhjet e 30 qershorit, ku “disa parti opozitare bojkotuan zgjedhjet, duke u shrehur të shqetësuar për bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet”.

Mediat raportuan se partitë politike abuzuan me burimet publike dhe ushtruan presion të parregullt ndaj medias.

Sjellja e policisë

Shqipëria nuk mori një vlerësim të mirë për sa i përket trajtimit të të ndaluarvë ose të dënuarve. Raporti shpjegon në detaje raste kur policia dhe gardianët e burgjeve kanë rrahur dhe kan abuzuar me të ndaluarit ose të burgosurit.

Departamenti i Shtetit nënvizon rezultatet e një raporti të kohëve të fundit nga Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, i cili mblodhi një numër të konsiderueshëm akuzash për keqtrajtim të të dyshuarve si kriminelë. Këto akuza përfshinin përdorimin e forcës së tepërt për të marrë një rrëfim, informacion, ose s ndëshkm për personin. Akuzat për keqtrajtim përfshinin shtrëngimin e prangave, shuplaka, grushta, goditje fizike dhe me sende të forta.

Deri në gusht 2019, qytetarët paraqitën 1211 ankesa kundër policisë, kryesisht për veprime arbitrare, shpërdorim detyre ose shkelje të procedurave, ndërkohë që përgjatë gjithë vitit 2018 ishin paraqitur 1978 ankesa. Nga këto, vetëm në 116 raste u morën masa disiplinore ndaj policëve ose gardianëve dhe vetëm dy raste u referuan për ndjekje penale.

Raporti pohon se shpesh policia nuk e zbaton drejt ligjin, duke ndërmarrë vendime e veprime në mazë të njohjeve personale, politike dhe lidhjeve me krimin. Udhëheqja e dobët e intitucioneve gjithashtu kontribuoi në korrupsion dhe sjellje joprofesionale.

Përdorimi i tepërt i gazit lotsjellës nga policia në protestat e opozitës dhe në nxjerrjen me forcë nga shtëpitë e banorëve të Unazës së Re kritikohen në raport, bashkë me përdorimin e “forcës së tepruar” gjatë arrestimeve. Sipas raportit, Policia e Shtetit refuzoi t’i rishikonte procedurat për përdorimin e gazit lotsjellës dhe deklaroi se atyre u garantohej me ligj përdorimi I gazit. Raporti nënvizon se mosndëshkimi për sjelljet e policisë ishte një problem në Shqipëri.

Burgjet dhe Qendrat e Paraburgimit

Raporti vëren mungesën e kujdesit mjekësor në burgje dhe qendra paraburgimi, çka çoi në vdekjen e një të burgosuri në Fier. Mbipopullimi, korrupsioni, kushtet standarde dhe mungesa e kujdesit për shëndetin mendor janë vërejtur në të gjithë vendin. Raporti pohon se autoritetet mbajtën pacientë me sëmundje mendore në burgje të rregullta dhe jo në ambiente të veçanta për ta.

Në disa raste ata u gjetën në komisariate në gjendje të keqe shëndetësore, pa ngrohje dhe pa kushtet minimale të higjieneës.

Korrupsioni te punonjësit në burgje dhe në sistemin e paraburgimit ishte një problem serioz gjatë 2019, ku pati disa hetime, arrestime, masa disiplinore dhe largime nga puna.

Ligjet e reja që e konsiderojnë krim shpifjen konsiderohen “të tepruara” dhe Departamenti i Shtetit vlerëson se ato “shkatërruean lirinë e shprehjes”. Politikanët dhe gjyqtarët nisën më shumë se 16 padi penale për shpifje kundër gazetarëve vetëm në katër muajt e parë të vitit.

Refugjatët dhe Azilkërkuesit

Refugjatët dhe azilkërkuesit shpesh arrestohen në kushte të papërshtatshme dhe janë vërejtur disa raste kur policia i kanë frikësuar ata dhe ka hezituar të pronojë kërkesa për azil.

Raporti vëren se ka pasur raportime të besueshme nga OJQ-të, migrantët dhe azilkërkuesit se autoritetet nuk kanë ndjekur procedurat e rregullta për disa azilkërkues. Janë raportuar edhe raste kur policia ka dëbuar migrant mbrapsht për në Greqi.

Dhuna me bazë gjinore

Departamenti i Shtetit arriti në përfundimin se qeveria shqiptare ka dështuar në zbatimin e duhur të ligjit në raste të përdhunimit nga bashkëshorti/tja dhe se autoritetet shpesh nuk e konsideronin krim këtë akt. Autoritetet nuk kanë arritur të mbrojnë gratë nga ngacmimet seksuale, duke i zbatuar rrallë ligjet në fuqi.

Për sa i përket diskriminimit, qeveria nuk i zbatoi ligjet për të siguruar barazinë midis burrave dhe grave. Në shumë komunitete, gratë nuk paguhen në mënyrë të barabartë dhe pritet t’i nënshtrohen burrave. Ato diskriminohen edhe në vendin e punës, përfshi edhe largimin nga puna si rezultat i lejes së lindjes, vendosjen e kushteve me bazë gjininë dhe moshën për disa punë, dhe kërksa për fotografi kur aplikon për punë.

Raporti vëren një numër të madh rastesh të dhunës në familje; 52.9% e grave shqiptare përjetojnë dhumë në familje.

Diskriminimi i minoriteteve

Anëtarët e komunitetit rom u diskriminuan në mënyrë të vazhdueshme në shëndetësi, administratë, politikë, strehim, arsim për punësim dhe shoqëri në tërësi. Kishte raste që shkollat ​​nuk pranonin nxënës romë ose egjiptianë, dhe në disa raste kur pranoheshin, ata ndaheshin nga të tjerët. Shumë prej tyre kanë vështirësi për të pasur shërbimet e ujit dhe kanalizimeve nga pushteti lokal.

Të drejtat e LGBTIQ

Diskriminimi në bazë të të drejtave LGBTIQ është i paligjshëm në Shqipëri, por zbatimi i ligjit është i dobët. Janë raportuar disa raste të diskriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Është vërejtur gjithashtu se zyrtarët publikë me raste bënë deklarata homofobike në publik. Deri në shtatot 2019, u raportuan 46 raste të dhunës kundër individëve LGBTIQ, ndërsa ata vetë dokumentuan gjithsej 421 raste.

Puna e Fëmijëve

Raste të shumta të punës së fëmijëve u gjetën në të gjithë sektorin informal, përfshirë fëmijët që mbledhin metale të riciklueshme dhe plastike, ata në punë bujqësore, shitjen e mallrave, shërbimin e ushqimit e pijeve, në punën e industrisë së veshjeve dhe në minierave. Shumë fëmijë u detyruan të lypin dhe të përfshien në aktivitete kriminale që në moshën 4-5 vjeçare. Në shumë raste autoritetet nuk arritën të zbatojnë ligjin. Inspektimet kanë ndodhur vetëm pasi janë bërë ankesa dhe dënimet nuk kanë qenë të mjaftueshme për të parandaluar shkeljet.

Kushtet në punë

Në përgjithësi, kushtet e punës, pagat dhe të drejtat e punëtorëve nuk u mbrojtën dhe ligjet nuk u zbatuan nga autoritetet. Shpesh injorohen detyrimet për të paguar pushimet vjetore, pushimet e detyruara me ligj, orët e punës jashtë orarit, detyrimet për orët maksimale të punës dhe rregulloret e shëndetit dhe sigurisë. Shpesh punëtorët nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë në lidhje me këto pa rrezikuar vendin e tyre të punës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>