
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehu gatishmërinë e opozitës për të vazhduar bisedimet për Reformën Zgjedhore.
Sheshi po ashtu mbështeti propozimin e ambasadës amerikane për ndryshimin e sistemit zgjedhor nga me lista të mbyllura, në me lista të hapura kandidatësh për deputetë dhe korrektim me listë kombëtare.
Pas takimit me presidenin Meta, Shehi tha:
“Opozita nuk ka ndërmend të largohet nga pjesëmarrja politike për Reformën Zgjedhore. Sepse gjykojmë që mënyra për t’u alternuar në pushtet janë vota e lirë.
Ne duhet ta shikojmë propozimin zyrtar të SHBA. SHBA ka bërë propozim të mirë. Duhet ta shohim.”