Raporteri për Shqipërinë në PPE, David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave.
Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, si shtesa “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.
“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës së parë ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i BE. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të azhurnohet, me kërkesën time.”
Reagimi i Legës erdhi pas publikimit të njoftimit në faqen e PE-së. Në dallim nga rezoluta e miratuar një ditë më parë, njoftimi kishte hequr kushtëzimin për përmbushjen e kushtetve nga KE.
Kjo u pasqyrua në mediat shqiptare si kërkesë për nisjen e menjëhershme të negociatave pasi Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet.
Për të lexuar për rezolutën, klikoni këtu.