Miratohet rezoluta për Shqipërinë: 15 kushte për çeljen e negociatave, midis të cilave hetimi i blerjes së votave

Miratohet rezoluta për Shqipërinë: 15 kushte për çeljen e negociatave, midis të cilave hetimi i blerjes së votave

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi sot raportin për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimit Europian.

Raporti fillestar i raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos iu nënshtrua amendimeve nga bashkëraporteri suedez, David Lega e kolegë te tjerë.

Debati u fokusua në përmbushjen e 15 kushteve për çeljen e negociatave dhe një sërë amendamentesh, të propozuara nga Partia Popullore Europiane.

Ata vënë theksin tek shqetësimi dhe akuzat për fenomenin e shit-blerjes së votave, ku kërkohet ndjekja penale e përgjegjësve si një ndër kushtet kryesore, shprehur më parë nga Këshilli i Evropës në mars 2020 e pak ditë më parë nga Kreu i Politikës së Jashtme Europiane, Borrel.

Pavarësisht se PE ka mirëpritur fillimisht marrëveshjen e 5 qershorit, ajo ka shprehur kritika mbi mënyrën se si u miratua, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak, që rezultoi në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar,” shruhet në amendament.

Parlamenti ka ndarë po ashtu shqetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi luftën e pamjaftueshmë kundër pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

LEXO  Parlamenti Europian korrigjon deklaratën mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë

Një tjetër kusht kryesor është zbatimi i plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 Qershorit 2020 për të paketën Anti –shpifje.

Përmes amendamenteve të propozuara,  PE shpreh “shqetësimin rreth masave të propozuara fillimisht nën të ashtuquajturën ‘paketë anti-shpifje’ dhe vëren se çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar se zërat dhe mendimet e shoqërisë civile, medias dhe gazetarëve të dëgjohen me qëllim të përmirësimit të lirisë së medias dhe mjedisit të punës së gazetarëve të pavarur.”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme