Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister shprehu shqetësimin për kalimin për votim në parlament të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor përpara opinionit të Komisionit të Venecias.
Në një postim në Twitter, McAllister shkruan se kjo gjë do të ndikojë në zhvillim e Konferencës së Parë Ndërqeveritare:
“Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë është caktuar për nesër.
Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të nxisin më shumë klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.”