Debreshi prezanton programin: Statusi i minatorit, të drejtat e punëtorëve dhe problemet lokale

Nga Exit News
Debreshi prezanton programin: Statusi i minatorit, të drejtat e punëtorëve dhe problemet lokale

Kandidati i pavarur për deputet në Dibër Elton Debreshi prezantoi të premten programin e tij elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ka 4 shtylla kryesore në programin e tij: Statusin e minatorit, problemet lokale si rrugët, pyjet e lumenjtë, të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat shoqërore.

“Lufta jonë në Parlament do ketë për synim, në radhë të parë, miratimin e Statusit të Minatorit. Pa kërkesën shumëvjeçare të të minatorëve të harruar e përçmuar për kaq gjatë, nuk do t’i kishim hyrë fare kësaj rruge. Të bashkuar ne po çojmë përpara përpjekjen tonë”, deklaron Debreshi.

Statusi i minatorit

Për statusin e minatorit në programin e Debreshit sqarohet se çfarë do të fitojnë minatorët nga ky status:

  • Paga më të larta për profesionin më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai kërkon që paga e minatorëve të mos jetë më e ulët se 235% e pagës minimale zyrtare. Po ashtu kërkon pagën për vështirësi dhe vjetërsi në punë dhe pagën e 13-të.
  • Kujdesin shëndetësor. Debreshi përmes programit të tij kërkon që minatorët të kenë kontroll të plotë shëndetësor të paktën dy herë në vit. Po ashtu kurim falas për sëmundjet profesionale dhe 100% rimbursim të barnave.
  • Sigurim i jetës së minatorëve është pika e tretë që përfshin programi i Debreshit për “Statusin e Minatorit”. Përmes kësaj pike ai kërkon që në rast aksidentesh me pasojë vdekjes, familjarët e minatorit të dëmshpërblehen me 6 milionë lekë të reja. Po ashtu ai kërkon bursa studimi universitare për fëmijët. Në rast dëmtimesh gjatë punës, minatori të ketë dëmshpërblim për pasojat fizike të shkaktuara.
  • Pika e fundit është përfitim nga dalja në pension. Përmes kësaj pike Debreshi kërkon që mosha e daljes në pension për minatorët të ulet në 53-55 vjeç. Ai kërkon përftiim të pensionit të plotë që në momentin e daljes në pension. Pensioni të mos jetë më i ulët se 135% e pagës minimale zyrtare, duke përfshirë dhe trajtimin financiar suplementar.

Problemet lokale

  • Për rrënimin e infrastrukturës rrugore, ai thotë se në shumicën e fhstarave në Dibër ka vështirësi për të kaluar me makinë.
  • Për problemet lokale ai thotë se “pushtetarëve do t’u kërkojmë llogari edhe për problemet me të cilat përballen të gjithë dibranët, në fshatra e qytete: për infrastrukturën rrugore të shkatërruar, për ujin e pijshëm të munguar, për produktet bujqësore e blegtorale që kalben, për prerjen e vazhdueshme të pyjeve etj. Për këtë u kam dhënë besën dibranëve”.
  • Për problemet e bujqve dhe blegtorëve, programi i Debreshit thotë se Dibra ka nevojë për hartimin e politikaneve në mbrojtje të produktit vendas dhe në lehtësimin e nxjerrjes së tij në treg.
  • Për shkatërrimin e resurseve natyrore, ai thotë se zgjidhja vjen përmes përcaktimit të zonave të mbrojtura të pyjeve, kullotave dhe burimeve ujore që janë jetësore për komunitetin.

Të drejtat e punëtorëve

Programi i tij elektoral për të drejtat e punëtorëve parashikon:

  • Garantimin e të drejtës së organizimin sindikal
  • Njohjen e Statusit të Minatorit
  • Njohjen e kontributeve dhe përfitimin e pensionit të plotë për gratë që punojnë në seleksionimin e kromit.
  • Kontrata të rregullta pune për çdo punëtor.
  • Mbrojtjen e vendeve të punës për punëtorët kur kompanitë shpallin falimentimin
  • Rritjen e pagave për punonjësit e sektorit publik
  • Sigurimin e së drejtës për tu riintegruar në vendin e punës në sektorin publik dhe privat pas heqjes së padrejtë nga puna
  • Paga të barabarta për gratë dhe burrat që bëjnë të njëjtën punë
  • Nxitjen e politikave të punësimit të plotë, që asnjë qytetar të mos mbetet i pa punë.

Të drejtat shoqërore

  • Miratimin e ligjit të minimumit jetik
  • Rritjen e përqindjes së rentës minerare që i kalon pushtetit lokal nga 5% në të paktën 8%, që të ardhurat të shkojnë në arsim e shëndetësi
  • Përmirësimin e kushteve të qendrave shëndetësore
  • Shtimin e numrit të mjekëve
  • Ndërtimin e qendrave të reja shëndetësore
  • Sigurimin e mjeteve të transportit për të gjithë fëmijët nga fshati
  • Sigurimin e librave dhe mjeteve të tjera të nevojshme për familjet në vështirësi ekonomike
  • Përmirësimin e infrastrukturës arsimore

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>