Ambasadorja amerikane Yuri Kim shpërndau të enjten një foto në Twitter të ushtrisë amerikane.
“Ushtria vazhdon përgatitjet për DefenderEurope21, e cili do të jetë stërvitja ushtarake shumëkombëshe e udhëhequr nga SH.B.A. në Ballkanin Perëndimor”, tha Kim të enjten.
Ajo shpërndau postimin e ambasadës amerikane ku shkruhet:
“Gjeneral Majori Mohan dhe ekipi i tij zhvilluan angazhime me drejtuesit ushtarakë të Bandera de Albania & një vlerësim përfundimtar të aktiviteteve të planifikuara në Portin e Durrësit”.
Shqipëria është vendi pritës i organizimi të stërvitjes ushtarake më të madhe të ushtarëve ameriaknë në Evropë me pjesëmarrjen e NATO-s. Në vend do të vijnë 6000 ushtarë amerikanë që do të stërviten së bashku me ushtarët e vendeve anëtare të NATO-s.
Nisma Defender – Europe e krijuar 25 vjet më parë është një stërvitje shumëkombëshe e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me pjesëmarrjen e NATO-s.
Ajo është stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane në Evropë me rreth 20 mijë ushtarë të dërguar nga SHBA-të në Evropë. Kjo nisëm u krijua për të treguar angazhimin e SHBA-ve në NATO dhe mbështetjen për vendet aleate në Evropë e jashtë saj.