Defender-Europe 21 bën bashkë Metën, Bashën, Ramën dhe ambasadoren Yuri Kim

Nga Exit News
Defender-Europe 21 bën bashkë Metën, Bashën, Ramën dhe ambasadoren Yuri Kim

Shqipëria është vendi pritës i organizimi të stërvitjes ushtarake më të madhe të ushtarëve ameriaknë në Evropë me pjesmarrjen e NATO-s. Në vend do të vijnë 6000 ushtarë ametrikanë që do të stërviten sëbashku me ushtarët e vendeve anëtare të NATO-s.

Me rastin e nisjes së stërvitjes Presidenti Meta si komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura u takua në Presidencë të mërkurën me Ambasadoren amerikane Yuri Kim, zëvendëskomandantin e Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Nisma Defender – Europe e krijuar 25 vjet më parë është një stërvitje shumëkombëshe e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me pjesmarrjen e NATO-s.

Ajo është stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane në Evropë me rreth 20 mijë ushtarë të dërguar nga SHBA-të në Evropë. Kjo nisëm u krijua për të treguar angazhimin e SHBA-ve në NATO dhe mbështetjen për vendet aleate në Evropë e jashtë saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>