Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Atlantikut—organizatë jo qeveritare amerikane në fushën e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Fjalimi i tij u përqendrua problemet të rëndësishme globale të momentit.
Ndër të tjera, Kryeministri ka dhënë sugjerime dhe këshilla për BE-në, SHBA-të, Ballkanin dhe NATO-n.
Por, disa nga deklarimet e tij ishin të diskutueshme, në mos të çuditshme:
- Arsyeja e vizitës sime në Amerikë […] është për të diskutuar progresin që Shqipëria ka bërë gjatë muajve të fundit, në lidhje me rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.
- Për të folur troç, unë mendoj që nëse ka diçka që nuk duhet marrë shembull nga Uashingtoni, ajo do të ishte mënyra se si partitë merren vesh për të mirën e vendit.
- Duhet parandaluar që “trampizmi” të mos përfshijë edhe Ballkanin.
- Anëtarësimi në NATO e ka kthyer Shqipërinë në një shtyllë stabiliteti në Europën Adriatike, një vend që investon për siguri dhe begati në rajon.
- Unë mendoj se Ballkani Perëndimor është platforma më e mirë për t’i treguar botës se është e mundur që të kemi demokraci, të drejta të njeriut, të kemi shtete ligjore.
- Para dy vjetësh vizitova Beogradin, 68 vjet pas vizitës së fundit të një Kryeministri shqiptar në Beograd. Rrezikuam luftën e tretë ballkanike për shkak të një ndeshje të gabuar futbolli, por i mbijetuam.
- Falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, Shqipëria ka luajtur një rol dinamik dhe konstruktiv në Ballkanin Perëndimor.
- Nëse sot duhet të përballemi me sfida si korrupsioni apo mungesa e vullnetit për t’ju bindur ligjit, kjo ka të bëjë me mungesën e modernizmit.
- Ne duhet ta luftojmë atë nga pikëpamja ushtarake (shtetin islamik).
- Nëse dikush do të përpiqej të imagjinonte që Angela Merkel nuk do ekzistonte, atëherë panorama [refugjatët e Lindjes së Mesme] do të ishte akoma më shumë e zymtë dhe përgjigja europiane ndaj kësaj sfide të madhe do të ishte shumë më pak e denjë.
- Ashtu sikurse dua të falënderoj ambasadorin aktual Donald Lu, i cili është këtu. Është mister sesi ai arrin të jetë dhe këtu dhe aty në të njëjtën kohë, sepse përpara se të vija këtu e pashë në lajme në Shqipëri, vetëm një orë më parë.
- Kombi është përpjekje, por tërësia e tij, siç Garibaldi e përcakton në bindjet e tij humaniste, është paqja. Jo fitorja, paqja. Paqja e përhershme dhe e pakthyeshme.