Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon heqjen e mandatit të Armando Prengës

Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon heqjen e mandatit të Armando Prengës

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sot ndërprerjen e mandatit të deputetit socialist Armando Prenga, pasi ka fshehur të shkuarën e tij kriminale në formularin e vetedeklarimit.

Zoti Prenga nuk ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit se është dënuar në Itali për vjedhje pasurish, falsifikime dokumentesh, identitet të rremë në vitet 1996-1997.

Po ashtu, deputeti Prenga është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit për falsifikim dokumentesh, fakt të cilin po ashtu nuk e ka deklaruar në formular.

Prokuroria shkruan se ka regjistruar një hetim penal edhe kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi ka konstatuar se, në disa raste, ky institucion nuk ka përmbushur detyrimet e tij në bazë të ligjit “Për Dekriminalizimin”.

Deri më tani, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, i është hequr mandati deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Ato akuzohen se kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale në formularin e vetëdeklarimit.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet dhe për nëntë deputetë dhe kryebashkiakë të tjerë: Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi dhe kryebashkiakët e Poliçanit, Tepelenës dhe Pogradecit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>