Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen këtë javë në Bruksel

Nga Exit News
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen këtë javë në Bruksel

Takimi për zgjidhjen e konfliktit mbi masat e reciprocitetit mbi targat, të vendosura të hënën e shkuar nga qeveria e Kosovës, mund të ndodh brenda kësaj jave thanë burime diplomatike nga Brukseli për Radion Evropa e Lirë.

Takimi pritet të zhvillohet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë nga mesi i javës, por burimet thanë se Brukseli pret që lajmin ta japin palët vetë duke dhënë sinjal se janë të interesuara për të ulur tensionet.

Sipas tyre, BE-ka kërkuar që delegacionet të nisen me mandat të qartë për të biseduar dhe gjetur marrëveshje, jo vetëm për të shprehur qëndrimet e tyre, siç ka ndodhur deri tani.

Lajmi vjen pas thirrjeve të aleatëve për shtensionim të situatës, ndërkohë që një ditë më parë presidentiSerbisë Aleksandar Vuçiç zbuloi se i kishte dhënë NATO-s ultimatum për ndërhyrje në veriun e Kosovës brenda 24 orëve nëse komuniteti serb kërcënohej.

Nga ana e tij, kryeministri kosovar Kurti, duke folur në një konferencë me kryeministrin e Shqipërisë Rama, tha se Prishtina kishte qënë e gatshme për dialog qysh nga dita e parë dhe se ishte Beogradi që kishte refuzuar ofertën për takim në Bruksel. Gjatë javës vetë Vuçiç pranoi se kishte refuzuar një propozim nga ana e BE-së, pa dhënë detaje se për çfarë bëhej fjalë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>