Delegacionet e Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor do të konstituohen të enjten me 27 shtator.
Parlamenti Europian ka pesë delegacione për marrëdhëniet me vendet kandidatë dhe me vendet potencialisht kandidate nga Ballkani Perëndimor; Delegacionet në Këshillat e Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë; Delegacionet në Komisionet e përbashkëta me Maqedoninë e Veriut, si dhe Delegacionin për marrëdhëniet me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën.
Këshillat e Stabilizim-Asociimit janë krijuar në vendet e Ballkanit Perëndimor në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe kanë funksione këshilluese.Ato janë të përbërë nga delegacionet e Bashkimit Europian dhe delegacione nga parlamentet e vendeve dhe zakonisht mblidhen dy herë në vit, një herë në parlamentin përkatës dhe një herë në Parlamentin Europian.